‘Kam jetuar me familjen e të dashurit’, ish-konkurrentja e ‘Përputhen’ rrëfen: Humba 15 kilogramë...

  • E.K /
  • 24 September 2021 - 16:00
‘Kam jetuar me familjen e të dashurit’, ish-konkurrentja e ‘Përputhen’ rrëfen: Humba 15 kilogramë...

Në një bisedë virtuale me ndjekësit, ish-konkurrentja e njohur Jasmina Kadriu ka rrëfyer më shumë detaje rreth jetës së saj private, ku ka vendosur të ndajë me ta një nga eksperiencat e saj më të vështira.

Jasmina zbuloi se ka bashkëjetuar me familjen e ish të dashurit dhe ka qenë një eksperiencë stresuese ku dhe nga kjo ka humbur 15 kilogramë.

“E kam provuar bashkëjetesën me familjen e të dashurit, ndoshta ka qenë e pa fat për mua! Por di të them që mësova se çfarë s’do t’i bëj kurrë nuses së djalit tim. Se këta njerëz harrojnë në fund të ditës që kanë vetë fëmijë dhe janë qenie njerëzore si të gjithë.

Ka qenë eksperienca më stresuese që kam pasur ndonjëherë saqë humba dhe 15 kile!

Krijo mundësi jeto vetëm se këshillë tjetër s’të jap dot”, u shpreh Jasmina.

(Kosova Sot Online)