
Lexoni edhe:
Demi Rose dhuron spektakël në plazh, modelja s*ksi pozon topless dhe tregon të pasmet bombastike
Se sa e do Kosovën, aktori i njohur Osman Azemi e ka dëshmuar sot përmes vargjeve në një postim dedikues në profilin e tij në rrjetet sociale.
Duke mbajtur një kupon fiskal në duar, pjesëtari i grupit të njohur aktorësh Stupcat ka shkruar “T’du ma shumë se vëllaun, ma shumë se motrën, ma shumë se prindërit, sepse ju jeni shteti im ”.
2 euro është shuma që ka shpenzuar Osman Azemi, por dashurinë e tij për vendin po e dëshmon duke kërkuar kupon fiskal për kafen dhe ujin e porositur.
Për këtë postim Osmani ka marrë like e komente të shumta.
Epo, shteti duhet kështu si Osmani duke kërkuar forcimin ekonomik dhe financiar të vendit, përmes procesit fiskalizues, arkave fiskale dhe kuponit fiskal.
(Kosova Sot Online)