Meghan Markle kritikohet pasi shkoi me kostum 7500 dollarësh në vizitë te një shkollë nevojtare në New York

  • G.G /
  • 25 September 2021 - 14:11
Meghan Markle kritikohet pasi shkoi me kostum 7500 dollarësh në vizitë te një shkollë nevojtare në New York

Princi Harry dhe Meghan Markle kanë bërë një vizitë në një shkollë në Harlem, ku 94 për qind e fëmijëve kanë të drejtë për ushqim falas, me dukeshën e veshur me një kostum në vlerë prej 7,500 dollarësh.

Çifti mbërritën në shkollën “Harlem’s PS 123 Mahalia Jackson” së bashku me kancelaren e shkollave të New Yorkut,  Meisha Porter mëngjesin e së premtes, pasi lanë hotelin e tyre luksoz në Manhattan në flotën e tyre të SUV-ve me gaz për ditën e dytë të turneut të tyre tre-ditor në New York, shkruan DailyMail.

Meghan veshi një pallto prej kashmiri të markës “Loro Piana”, vlera e së cilës shkon në 5,840 dollarë dhe pantallona të përshtatshme që kushtojnë rreth 1,680 dollarë për vizitën e saj në shkollën publike e cila shërben për strehimore për familjet pa shtëpi të përhershme. Këpucët e saj mendohet se kushtojnë rreth 665 dollarë.

Ajo e përsosi pamjen e saj me bizhuteri me vlerë rreth 387,000 dollarë duke përfshirë unazën e saj të fejesës 350,000 dollarë, një unazë diamanti prej 4,500 dollarësh nga fejesa e saj e parë publike me Harry-n si e fejuara e tij, orën ‘Cartier Tank’ prej 23,000 dollarësh të Princeshës Diana, një byzylyk ‘Cartier Love’ 6,900 dollarë dhe vathë 3,000 dollarësh.

Ndërsa nuk u kursye asnjë shpenzim për veshjen e Meghanit për vizitën – e cila u krijua për të promovuar shkrim-leximin e librit të saj për fëmijët e kësaj shkolle – të dhënat nga Departamenti i Edukimit në New York zbulojnë se rreth 95 përqind e nxënësve në shkollën publike bien në indeksin e nevojave ekonomike.

Indeksi do të thotë se ata përballen me vështirësi ekonomike, bazuar në strehimin e përkohshëm, të drejtën për ndihmë publike dhe nivelet e varfërisë të regjistrimit.

Një total prej 94 për qind e nxënësve gjithashtu kanë të drejtë për ushqim falas, sipas Public School Review. Kjo krahasohet me 51 për qind të nxënësve në të gjithë shtetin.

E gjitha u bë shumë për disa nga fëmijët që u bënë të përlotur ndërsa morën përqafime nga anëtarët e mëparshëm të familjes mbretërore.

Çifti dukej se kishte rritur oreksin gjatë vizitës, ndërsa më pas u drejtuan për të ngrënë te restoranti “Melba”.

Restoranti, i themeluar nga Melba Wilson, vendas i Harlemit, lidhet mirë me turneun e Çiftit Sussex që promovon barazinë e vaksinave anti-COVID.

Çifti nisi ditën e parë të turneut të tyre të enjten duke fërkuar supet me ligjvënësit e New Yorkut dhe zyrtarët e OKB -së, si dhe nderuan viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit në Ground Zero.

Ata gjithashtu vizituan zyrat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) ku mbajtën një takim me Chelsea Clinton, zyrtarë shëndetësorë dhe ekspertë të tjerë për të diskutuar barazinë e vaksinave – përpara paraqitjes së tyre në koncertin Global Citizen të së shtunës.

Mbrëmë, Harry, 37 vjeç, u pa më pas në Bemelmans Bar në Hotel Carlyle duke biseduar me njerëzit në tryezën e tij – pa asnjë shenjë të Meghaitn, 40 vjeçe, në dukje.

Ata po qëndrojnë në hotelin luksoz, ku dhomat e nivelit të lartë kushtojnë deri në 8,800 dollarë në natë, gjatë asaj që është paraqitja e tyre e parë e madhe publike që kur tronditën botën duke u tërhequr prapa si anëtarë të lartë të familjes mbretërore janarin e vitit të kaluar.

(Kosova Sot Online)