Xhensila Myrtezaj ndryshon komplet pamjen

  • A.P /
  • 26 September 2021 - 09:53
Xhensila Myrtezaj ndryshon komplet pamjen

Xhensila Myrtezaj vendosi që këtë herë të eksperimentojë me look-un e saj. Këngëtarja u shfaq krejtësisht ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim në fotografitë e fundit që publikoi në llogarinë e saj në Instagram.

Myrtezaj shihet me flokë të shumë të shkurtër, me baluke dhe me make up profesional, i cili ndryshe nga herët e tjera, përfshinte edhe quka fallco.

Këngëtarja pozoi e veshur me sytjena të tejdukshme, me gurë, të cilat i tregonin gjoksin e tonifikuar dhe barkun e sheshtë. Ndërsa në pjesën e poshtme, artistja kishte veshur një palë pantallona të zeza të gjata deri mbi gju, të cilat kishin po ashtu një detaj me gurë: një lule.

Image

(Kosova Sot Online)