Çfarë ndodhi papritur, Fjolla i jep fund martesës me Fisnik Sylën?

  • G.G /
  • 27 September 2021 - 09:43
Çfarë ndodhi papritur, Fjolla i jep fund martesës me Fisnik Sylën?

Më 21 korrik Gjykata Themelore e Prishtinës vendosi që Fjolla Morina të qëndrojë në paraburgim 40 ditë me dyshimin për trafikim me armë dhe arratisje nga vendi i paraburgimit. Masa e paraburgimit do llogaritet prej momentit kur Morina është arrestuar. Ky vendim do të ishte në fuqi deri në një vendim të radhës, që mund të jetë ekstradimi në Shqipëri, duke qenë se këngëtarja është e kërkuar nga autoritetet shqiptare.
Sipas avokatit Krasniqi, gjykata refuzoi kërkesën e Prokurorisë për ekstradimin e saj dhe Fjollës ju ndërpre masa e paraburgimit.

Sipas vëzhgimeve të IconStyle, Fjolla Morina ka mbyllyr Instagramin e saj, ndërsa bashkëshorti i saj Fisnik Syla ka fshirë çdo postim.
Gjithashtu Fisniku nuk e ndjek më vajzën e Fjollës, Ledianën dhe anasjelltas.

Kujtojmë se pavarësisht problemeve aktuale me drejtësinë shqipatare, Fjolla gjeti mundësinë për të zyrtarizuar dashurinë e saj me Fisnik Sylën. Dyshja e njohur u martuan në Maldive, ndërkohë që Fjolla ishte në kërkim nga policia.
Gjithashtu avokati i saj, Fisnik Syla, e quajti burgosjen e saj ç’njerëzore.

“Fjolla Morina është arrestu në mënyrën më çnjerëzore të mundshme, pasi që te njejtes i dihet adresa e banimit, madje e njejta ka edhe nenshtetesi. Fjolla Morina nuk është thirrë paraprakisht që të intervistohet apo ti tregohet arsyeja e arrestimit. Ajo është arrestu para të gjithë lagjes.Ajo nuk pranoi asnjë urdheresë. Vetëm verbal “Kemi urdhëresë prej shtetit të Shqipërisë se është kërku ekstradimi për veprën të cilën je shpall fajtor”, u shpreh avokati i këngëtares gjatë një intervistë.

(Kosova Sot Online)