Si përfundim, a është shtatzënë Genta? Ja ç’thotë Big Mama që e takoi

  • G.G /
  • 27 September 2021 - 09:51
Si përfundim, a është shtatzënë Genta? Ja ç’thotë Big Mama që e takoi

Prej javësh në media thuhet se Genta Ismajli është shtatzënë, por ky lajm nuk është konfirmuar ende prej saj.

Së fundmi, në TikTok ka nisur të qarkullojë një video, në të cilën dallohet qartë barku i rrumbullakosur i këngëtares. Edhe pse shfaqet me rroba të gjera barku është mjaft i dukshëm. Përveç kësaj, burime për “Prive” kanë konfirmuar se këngëtarja është në ditët e fundit të pritjes së ëmbël.

E fundit që e ka takuar këngëtaren është Big Mama, që ka ndarë edhe foto e video me Gentën në rrjete sociale.

Ndaj, ndjekësit gjetën rastin të pyesin Big Mamën për të vërtetën: A është shtatzënë Genta?

Me humor, këngëtarja ka shkruar në një video:

“Gjinekologia personale Big Mama, jam duke ia bërë ultra sound-in.”

Një tjetër ndjekës kurioz e pyet: “A ishte Genta me barrë, si po thonë?”

“Gjinekologe nuk jam.”- ka shkruar Big Mama sërish duke qeshur.

Kështu, ajo i ka lënë ende të hapura dyshimet dhe shumë pikëpyetje në kokën e ndjekësve.

para disa ditësh në rrjet u publikua një foto, në të cilën Genta dukej me disa kilogramë më shumë. Kështu lindën dyshimet se ajo mund të ishte shtatzënë për herë të parë, por fillimisht këto aludime u hodhën poshtë.

Ndërkohë që lart e poshtë ka kaq shumë zëra për një shtatzëni, Genta Ismajli ka reaguar për herë të parë. Këto kohë ajo nuk ka qenë shumë aktive në rrjete sociale dhe ditën e sotme ka bërë një postim që tregon shumë.

Këngëtarja ka publikuar një foto të saj dhe përkrah shkruan: “Ndjehem e bekuar. Ju dua të gjithëve”.

Kujtojmë se Genta Ismajli ka 2 vite që jeton një histori të bukur dashuri me biznesmenin nga Turqia, Usta. Pasi kjo lidhje u bë publike, në jo pak raste këngëtarja është përfolur për një shtatzëni të mundshme.

https://iconstyle.al/wp-content/uploads/2021/09/242837923_385761799764904_5361179428718864830_n.mp4?_=1

(Kosova Sot Online)