Me të pasmet bombastike në plan të parë, Kim Kardashian dhuron spektakël me linjat trupore seksi në plazh

  • G.G /
  • 28 September 2021 - 11:06
Me të pasmet bombastike në plan të parë, Kim Kardashian dhuron spektakël me linjat trupore seksi në plazh

Kim Kardashian vendosi që të udhëtojë drejt Malibu për të kaluar një ditë pushimi. Ylli i televizionit i la të gjithë pa fjalë me linjat trupore seksi, teksa ecte buzë detit e veshur me bikini të zeza, shkruan “Daily Mail”.

40-vjeçarja u shfaq nën shoqërinë e shoqes së saj, Stephanie Shepherd. Kim nuk kishte bërë make up dhe mbante në kokë një kapele po ashtu të zezë. Ajo i kishte lënë flokët e lëshuar për të pozuar para kamerës.

Ndërkohë, bikinit që kishte zgjedhur i tregonin jo vetëm barkun e sheshtë, por edhe të pasmet bombastike, të cilat Kim nuk harroi t’i tregonte duke pozuar me kurriz nga kamera.

Në disa fotografi të tjera, Kardashian mbante edhe një palë syze dielli metalike. Dyshja kishin marrë edhe peshqirë, të cilët i përdorën për t’u shtrirë në rërë dhe për të realizuar disa foto të tjera seksi.

(Kosova Sot Online)