“Jo të gjithë janë të mirë”- Gjon’s Tear flet hapur dhe tregon kush nga artistët shqiptarë e mbështet: Bota e muzikës, e komplikuar. S’arrin ta kuptosh kush …

  • G.G /
  • 28 September 2021 - 11:11
“Jo të gjithë janë të mirë”- Gjon’s Tear flet hapur dhe tregon kush nga artistët shqiptarë e mbështet: Bota e muzikës, e komplikuar. S’arrin ta kuptosh kush …

Gjon’s Tears është shprehur se ka marrë mesazhe të shumta nga artitët shqiptarë për sukseset e tij të muzikës.

Megjithatë, ai theksoi se bota e muzikës është e komplikuar dhe nuk arrin që të kuptosh se kush janë njerëzit e vërtetë, derisa i takon personalisht.

Gjatë një interviste, këngëtari i njohur tha se ka miqësi të mirë me Ronela Hajatin, si edhe komunikon me Arilena Arën dhe Dafina Zeqirin, duke shtuar se jo të gjithë artistët janë të mirë duke refuzuar të përmendë emra.

“Më ka thënë shumë bravo mbas Eurovisionit. Më kanë ardhur shumë mesazhe, sidomos nga Kosova, si edhe artistë që i dëgjoja kur isha fëmijë, si Ermal Fejzullahu. Bota e muzikës është e komplikuar, nuk e di kush janë njerëz të vërtetë, kush nuk janë. Duhet ti takosh për t’i njohur. Ronela Hajatin e dua shumë takohemi shpesh kur është në Zvicër ose kur vij në Shqipëri. Me Arilena Arën flas, edhe me Dafina Zeqirin, e kam takuar tek klipi me Arilenë, është shumë vajzë e mirë. Nuk janë të gjithë të mirë, s’dua të përmend emra”, tha ai i ftuar në Wake Up.

(Kosova Sot Online)