Kylie Jenner flet pasi konfirmoi shtatzëninë

  • A.P /
  • 29 September 2021 - 15:00
Kylie Jenner flet pasi konfirmoi shtatzëninë

Kylie Jenner konfirmoi shtatzëninë e dytë në fillim të këtij muaji me një video që ndau për ndjekësit në Instagram. Jenner, e cila është dhe nënë e një vajzë tre veçare ka rrëfyer se si amësia e ka ndryshuar atë.

“Mëmësia me të vërtetë është diçka për të cilën kam menduar gjithmonë të bëj. Shikimi i Stormit duke përjetuar gjithçka për herë të parë ka qenë pjesa më e mirë e këtyre viteve të fundit.”, tha ajo për revistën Elle.

Ajo foli gjithashtu dhe për KylieBaby, linjën më të re të kujdesit për bebet. “Ishte një ëndërr që të krijoja produkte të sigurta dhe efektive si dhuratë për fëmijët e mi. Si nënë e re, isha kurioze dhe e ndërgjegjshme për produktet që do të funksiononin më mirë për flokët dhe lëkurën e vajzës sime.

Kështu që më lindi ideja për të lansuar një linjë për bebe me formula të pastra që ishin mjaft të buta dhe do të funksiononin për të gjitha llojet e lëkurës dhe flokëve pa kompromentuar cilësinë.”, tha Kylie. 

(Kosova Sot Online)