Besiana Mehmedi shkëlqen me përformancen e saj në Stamboll

  • A.P /
  • 29 September 2021 - 22:43
Besiana Mehmedi shkëlqen me përformancen e saj në Stamboll

Sopranoja e njohur Besiana Mehmedi, ka shkëlqyer me përformancen e saj në Qendrën Informative Kulturore në Stamboll, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Për interpretimin e Besianës, nuk kanë rreshtur duartrokitjet e publikut.
 

Mehmedi, përmes llogarisë së saj sociale i ka falenderuar të gjithë për vlerësimin ndaj saj si artiste.

"Si asnjëherë më parë- Qendra Informative Kulturore në Stamboll përplot publik që na emocionuan pafund me duartrokitje e përkulje! Falemnderit Bora Zukali shoqata “Vatra”, konsujve Suzan Novobërdaliu, Aktan Ago, drejtorit Ramadan Ramadani, Kamil Bitiş dhe të gjithë atyre që bënë kjo ngjarje të jehojë fuqishëm dhe të shëndrrohet në një mbrëmje të paharrueshme me repertor botëror, shqiptar e turk me mesazhin se muzika është gjuhë universale e bashkimit të njerëzve", ka shkruar sopranoja Besiana Mehmedi.

(Kosova Sot Online)