Dukesha Kate Middleton shfaqet si rrallëherë në tapetin e kuq dhe “rrëmben” vëmendjen e të gjithëve

  • G.G /
  • 30 September 2021 - 08:39
Dukesha Kate Middleton shfaqet si rrallëherë në tapetin e kuq dhe “rrëmben” vëmendjen e të gjithëve

Kate Middleton u shfaq si rrallëherë në një tapet të kuq, gjatë premierës së filmit të fundit të James Bond, “No Time to Die”.

Sipas “Daily Mail”, Kate ndoqi premierën në Royal Albert Hall e shoqëruar nga Princi William, si dhe Princi Charles dhe Camilla, Dukesha e Cornwall. Por Princesha ishte ajo që ua rrëmbeu të gjithëve vëmendjen, sepse shkëlqente në tapetin e kuq.

Ajo kishte veshur një fustan të mahnitshëm të mbushur me temina ari dhe me detaje tyli, nga Jenny Packham. Mbretëresha e shoqëroi pamjen me stiletto klasike ngjyrë nude nga Aquazzura dhe një palë vathë prej ari, ndërsa sa i përket grimit, zgjodhi një pamje natyrale. William u shfaq i veshur me një smoking klasik të zi.

Anëtarët e forcave të armatosura dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor nga i gjithë vendi u ftuan për të parë premierën, si një falënderim për ndihmën dhe punën e tyre të palodhur gjatë pandemisë.

Cambridges, së bashku me Princin Charles dhe Dukeshën Camilla, u takuan edhe me skenaristët e filmit brenda Royal Albert Hall, përfshirë Phoebe Waller-Bridge, Neal Purvis dhe Robert Wade, si dhe Billie Eilish dhe vëllain e saj Finneas O’Connell.

Çifti gjithashtu u përshëndet me disa nga anëtarët e kastit të filmit, përfshirë Naomie Harris, Rami Malek dhe Daniel Craig (i cili thuhet se i tha Dukeshës Catherine se dukej “jashtëzakonisht e bukur”).

(Kosova Sot Online)