Shakira sulmohet nga derrat e egër

  • A.P /
  • 30 September 2021 - 16:04
Shakira sulmohet nga derrat e egër

Ylli i muzikës pop, Shakira ka pohuar se është sulmuar nga dy derra të egër në Barcelonë. Këngëtarja rrëfeu se incidenti ndodhi ndërsa ishte duke ecur në një park me djalin e saj. Këngëtarja kolumbiane rrëfeu ngjarjen nëpërmjet postimeve në Instagram.

“Shikoni se si dy derra të egër që më sulmuan në park ma kanë bërë çantën. Ata po e çonin çantën time në pyll me telefonin tim celular. Kanë shkatërruar gjithçka.”, tha mes të tjerash këngëtarja.

Shakira është viktima e fundit e derrave gjithnjë e më agresivë që kanë pushtuar kryeqytetin katalanas vitet e fundit. Në vitin 2016, policia mori 1,187 telefonata në lidhje me derrat e egër që sulmonin qentë, pengonin trafikun dhe përplaseshin me makina në qytet. 

(Kosova Sot Online)