Një film dokumentar për Celine Dion do të dalë në ekranin e madh

  • A.P /
  • 30 September 2021 - 16:14
Një film dokumentar për Celine Dion do të dalë në ekranin e madh

Celine Dion do të bëhet subjekt i një dokumentari të ri të drejtuar nga kandidatja për Oscar, Irene Taylor Brodsky. Sony Music Entertainment ka njoftuar fillimin e prodhimit të filmit që do të fokusohet në momentet unike dhe të vështira të karrierës mahnitëse të këngëtares kanadeze.

“Unë kam qenë gjithmonë një libër i hapur me fansat e mi dhe me ndjeshmëri dhe kreativitet të kujdesshëm, besoj se Irene do të jetë në gjendje t’i tregojë të gjithëve një pjesë të vetes sime që nuk e kanë parë kurrë më parë. E di që ajo do thotë historinë time në mënyrën më të sinqertë dhe prekëse “, tha Celine.

Ky dokumentar nuk është i vetmi për jetën dhe karrierën e këngëtares së famshme. Dokumentari do të dalë në kinema në fillim të vitit 2022. Dokumentari mishëron Celine Dion në çdo moshë, duke filluar në moshën 12 vjeçare që jeton me familjen e saj të madhe franceze-kanadeze dhe ëndrrën për t’u bërë një këngëtare.

(Kosova Sot Online)