Këto 10 VIP-a (prej vërteti) kanë miliona ndjekës, vetëm se gjysma e tyre janë fallco

  • G.G /
  • 01 October 2021 - 07:48
Këto 10 VIP-a (prej vërteti) kanë miliona ndjekës, vetëm se gjysma e tyre janë fallco

Ndoshta nuk e prisnit një lajm të tillë me emrat e personazheve më të njohur dhe të preferuar të momentit, por duket se fenomeni i ndjekësve fallco i ka përndjekur dhe ata. Sipas një liste të publikuar nga ‘ICPM’, Ellen DeGeneres ishte personi me përqindje më të lartë, konkretisht 58%. Pas saj vinte banda e njohur ‘BTS’ me 48%, ndërsa Kourtney Kardashian në vendin e tretë me 49% e ndjekur nga Taylor Swift me po të njëjtën përqindje. Por lista nuk mbaron me kaq. Vazhdon me Ariana Grande-n me 46% ndjekës fallco, Kim Kardashian dhe Khloe Kardashian me 44%, Miley Cyrus me 45% dhe Drake me 38%. Këto investigime mbi ‘Instagram-in’ e VIP-ave erdhën fill mbas ndryshimit të opsionit të pëlqimeve dhe duhet të pranojmë se rezultatet janë zhgënjyese.

(Kosova Sot Online)