“Në javën e tetë kam qenë e infektuar me Covid-19”, këngëtarja shqiptare rrëfen periudhën e vështirë gjatë shtatzënisë

  • G.G /
  • 01 October 2021 - 07:53
“Në javën e tetë kam qenë e infektuar me Covid-19”, këngëtarja shqiptare rrëfen periudhën e vështirë gjatë shtatzënisë

Vajza e këngëtares së njohur të muzikës popullore në Kosovë, Shkurte Fejzës, Gresa Behluli gjithnjë është treguar tepër diskrete rreth jetës së saj personale, mirëpo më herët ajo e ka thyer “rregullin” dhe ka vendosur që të japë një lajm të bukur nëpërmjet projektit muzikor më të ri.

Në klip, ajo shfaqet me barkun e rrumbullakosur. Kënga mban titullin “Numero Uno”, e cila para disa ditësh është publikuar në Youtube.

Ajo së fundmi ka dhënë një intervistë për “Abc e mëngjesit” se gjatë javëve të para të shtatzënisë kaloi një periudhë të vështirë pasi u infektua me Covid-19.

“Shtatzënia ka ecur shumë mirë, përveçse në javën e tetë kam qenë e infektuar me Covid-19. Ishte një periudhë e vështirë dhe stresuese. Sa u gëzuam pas një lajmi aq të mirë pasi u infektova dhe ishte e vështirë. Pas një terapie të gjatë u shërova, pa pasoja por nuk ishte e lehtë.”, tha këngëtarja.

Ditë më parë burimet e afërta zbuluan se këngëtarja është në muajin e gjashtë, por gjinia e foshnjës nuk është bërë e ditur.

Megjithatë, këngëtarja nuk reagoi në lidhje me këto lajme, por zgjodhi mënyrën më të veçantë për ta pranuar se së shpejti në jetën e çiftit do të vijë një bebe.

Kujtojmë se në vitin 2019 këngëtarja ka kurorëzuar dashurinë në martesë me zv. presidentin e klubit prishtinas të basketbollit, Lulzim Ibrahimin.

(Kosova Sot Online)