Aktron në filmin turk, modelja Arbnora Ademaj e lumtur: Në çdo episod përmendet prejardhja ime shqiptare

  • G.G /
  • 01 October 2021 - 08:03
Aktron në filmin turk, modelja Arbnora Ademaj e lumtur: Në çdo episod përmendet prejardhja ime shqiptare

Modelja dhe aktorja e njohur nga Kosova, Arbnora Ademaj bëri debutimin e saj në kinematografi duke u bërë pjesë e filmit turk “Kirik Hayatlar”, që nisi transmetimin disa javë më parë.

Arbnora Ademaj nuk mund të mos shprehte lumturinë, që pothuajse në çdo episode përmendet prejardhja e saj shqiptare.

“Sa e lumtur jam që në çdo episod pothuajse të përmendet që jam shqiptare”, shkroi modelja, krahas një fragmenti nga seriali turk.

Arbnora Ademaj luan rolin e Leylas, një nuse shqiptare e martuar me një turk, që mbetët e ve në moshë të re, vetëm me një djalë.

(Kosova Sot Online)