Albumi “Dafinë moj” është tashmë këtu me bashkëpunime të papritura

  • G.G /
  • 01 October 2021 - 10:53
Albumi “Dafinë moj” është tashmë këtu me bashkëpunime të papritura

Dafina Zeqiri, lançon hit pas hiti. Më në fund u publikua dhe albumi i saj “Dafinë moj”.
Albumi përmban 14 këngë dhe për Dafinën secila ka veçantinë e saj.

Ajo ka sjell bashkëpunime me reperin Buta, Argjentina Ramosaj,Mc Kresha, Tunën, të dashurin e saj DJ Geek etj.

Këngët janë të gjitha në YouTube.

Këto kohë, artistja ka punuar me shumë përkushtim dhe dashuri për albumin e saj më të ri, të titulluar “Dafinë moj”.

Në tekstin e këngës së saj ‘Karma’ ajo këndon:

“Kur jeton mirë dun me t’pas shoqe, kur jeta o’vështir s’dun me të pa nëpër qoshe.
Marre mos të vjen për atë që e bone, marre le të vjen nëse u dorëzove
Se sa herë kane dasht me më me m’fshi me vija
Veç ma shumë mu, mu ka rrit dëshira,Edhe nëse keq ti mu m’mban
Prapë unë jam më e mira
E njejtë, hala e njejtë. Gjithmonë është dikush që merr vëmendjen tu thon diçka keq
E ti mos u prek,njeki ondrrat e tuja kur emri Karma ka me ti kthy krejt”,- thuhet në tekstin e saj.

Ky album sjell një anë tjetër të këngëtares, që ka folur më shumë se çdo herë në tekste për jetën e saj dhe eksperiencat personale.

(Kosova Sot Online)