Rita Ora shfaqet me maskë me dizajn të ushtrisë në New York

  • G.G /
  • 01 October 2021 - 12:05
Rita Ora shfaqet me maskë me dizajn të ushtrisë në New York

Ajo zakonisht dallohet nga turma në zgjedhjet e saj tërheqëse të modës.

Megjithatë, Rita Ora zgjodhi një pamje shumë më të thjeshtë të enjten, pasi ajo u pa duke lënë “The Mercer Hotel” në New York me një veshje të pazakontë rastësore.

Këngëtarja, 30 vjeçe, kishte veshur një xhaketë A.P.C me kapuç të zi dhe një palë tuta të përshtatshme që kombinoheshin me atlete të bardha, shkruan DailyMail.

Rita i la flokët e saj bionde në valë të lirshme, ndërsa për aksesorë bëri një përzgjedhje të zinxhirëve të artë të vendosur në qafën e saj.

Interpretuesja e hitit “Lonely Together” mbante një kapelë dhe mbuloi fytyrën me një palë syze dielli të zeza të mëdha dhe një maskë mbrojtëse.

Kjo paraqitje e Ritës vjen pak kohë pasi ajo dha një pasqyrë të rrallë në marrëdhënien e saj me regjisorin e “Thor”, Taika Waititi, 46 vjeç.

Duke folur për revistën “Vogue Australia”, Rita tha se ishte në një “vend të mrekullueshëm” në jetën e saj kur u pyet për romancën e saj.

Artistja me origjinë shqiptare u shpreh: “Unë jam në një vend të mrekullueshëm në jetën time, kjo është gjithçka që do të them për këtë”.

Rita, e cila kaqenë në lidhje me DJ Calvin Harris para ndarjes në vitin 2014, shpjegoi gjithashtu se kishte mësuar shumë për takimet gjatë romancave të saj të mëparshme të dështuara.

Në bisedën e sinqertë, ajo shtjelloi: “Unë thjesht mendoj, me respekt, privatësia është e rëndësishme. Po…kam mësuar shumë në të 20–tat e mia”.

Çifti u lidhën për herë të parë në prill pasi këngëtarja u nis për në Australi, për t’u angazhuar si anëtare e jurisë në “The Voice Australia”.

Taika ka qenë i martuar më parë me producenten e filmave të Zelandës së Re, Chelsea Winstanley nga viti 2011 në vitin 2018.

(Kosova Sot Online)