“Familjari ka abuzuar s*ksualisht me mua në moshën 9-vjeçare”, këngëtarja e njohur shokon me rrëfimin e saj

  • G.G /
  • 01 October 2021 - 12:48
“Familjari ka abuzuar s*ksualisht me mua në moshën 9-vjeçare”, këngëtarja e njohur shokon me rrëfimin e saj

Këngëtarja e njohur e muzikës pop, Gloria Estefan ka tronditur me deklaratën e dhënë së fundmi se është abuzuar seksualisht nga një anëtar i familjes, kur ishte vetëm nëntë vjeçe.

Në rrëfimin e saj, 64-vjeçarja ka treguar se ajo ishte ngacmuar teksa ndiqte mësimin në shkollën e muzikës, nga një person, të cilit e ëma i besonte.

“93% e fëmijëve të abuzuar i njohin dhe u besojnë abuzuesve. Edhe unë e di këtë sepse unë jam një prej tyre”, ka deklaruar ajo.

Po ashtu, Gloria ka treguar se i afërmi kishte shfrytëzuar besimin e nënës së saj, për ta ngacmuar atë.

“Ai ishte anëtar i familjes, por jo i familjes së ngushtë. Ai ishte në pozitën e fuqisë, sepse nëna ime më ka dërguar në shkollën e tij të muzikës dhe ai menjëherë filloi të më thoshte se sa e talentuar isha, dhe se si unë kisha nevojë për vëmendje të posaçme”, ka rrëfyer ajo.

Ndër të tjera, këngëtarja ka treguar se madje ai e ka kërcënuar duke i thënë se nëse do ta marrë vesh e ëma, do ta vriste nënën e saj.

“I thashë, nuk mund të ndodhë kjo, nuk mund ta bësh këtë, por ai më tha se babai im ishte në Vitenam ndërkaq nëna ishte e vetme dhe se nëse i tregoja nënës, ai do ta vriste atë”, ka përfunduar ajo.

(Kosova Sot Online)