Fero anulon albumin: Nuk këndoj më në gjuhën shqipe

  • E.K /
  • 01 October 2021 - 16:39
Fero anulon albumin: Nuk këndoj më në gjuhën shqipe

Feronit Shabani, i njohur si Fero ka dhënë një lajm të papritur për ndjekësit e tij.
Ai ka postuar në InstaStory se do të anullojë albumin.

“Anullohet albumi. Bella muzika e fundit e Feros në gjuhën shqipe. Shimi nimi të gjithë” ,- shkroi Fero.
Nuk dihet pse Fero e ka marrë këtë vendim, por aludohet se këngët e tij tashmë mund të jenë në gjuhën angleze dhe gjermane.

Kujtojmë se në muajin prill, Fero dhe bashkëshortja e tij Arbenita, u bënë prindër për herë të parë. Ata u bekuan me një vajzë, të cilës i vendosën emrin Nina, me foton e së cilës na kanë ëmbëlsuar gjithmonë.

Duket sikur çifti ishte konsoliduar, por nga vëzhgimet e IconStyle u vu re se Arbenita dhe Fero nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram dhe kjo nxiti dyshimet se dyshja mund t’i kenë dhënë fund marrëdhënies së tyre.

Po ashtu, në një prej videove të fundit në InstaStory, reperi është shfaqur teksa dëgjon këngën “I don’t f**k with you” nga reperi i njohur amerikan Big Sean. Kënga njihet, si këngë dedikuar ish-ave.

Në video Fero vihet re duke qeshur dhe këngëtari ka nxjerrë gjithashtu gishtin e mesit. Ndjekësit direkt kanë aluduar se videoja është drejtuar Arbenitës.

Gjithsesi më pas Arbenita postoi një video ku bëri të tëhiqej mbrapsht çdo aludim.

(Kosova Sot Online)