Emily Ratajkowski pozon me bikini të vogla, supermodelja seksi mahnit me linjat trupore pasi u bë nënë

  • E.K /
  • 01 October 2021 - 19:36
Emily Ratajkowski pozon me bikini të vogla, supermodelja seksi mahnit me linjat trupore pasi u bë nënë

Modelja Emily Ratajkowski i mahniti të gjithë me linjat trupore seksi, teksa pozoi me bikini për të reklamuar linjën e saj “Inamorata”.

30-vjeçarja tregoi trupin e tonifikuar, por vëmendjen e mori barku super i sheshtë i saj, shkruan “Daily Mail”. Emily kishte zgjedhur të bënte një grim minimalist me ngjyrat e tokës dhe t’i linte flokët lëshuar. Kështu sytë do të fokusoheshin tek bikinit e saj të vogla, që pothuajse i zbulonin çdo gjë. Lidhëset poshtë gjoksit ishin një tjetër detaj sensual i rroba banjove që supermodelja kishte zgjedhur.

Së fundmi, Ratajkowski sfiloi për shfaqjen e tretë të linjës së Rihanna-s “Savage X Fenty”. Emily u bë nënë në muajin mars të këtij viti me bashkëshortin e saj, Sebastian Bear-McClard. Çifti mirëpriti në jetë një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Sylvester.

vi

(Kosova Sot Online)