Sot një ndër vajzat më s*ksi në botë, por ja si dukej Kim Kardashian para famës

  • G.G /
  • 02 October 2021 - 10:39
Sot një ndër vajzat më s*ksi në botë, por ja si dukej Kim Kardashian para famës

Kim Kardashian publikoi dje një foto, me anë të së cilës i kujtoi fansave se si dukej para se të bëhej e famshme. Sipas “Page Six”, 40-vjeçarja zgjodhi këtë fotografi të vjetër për të uruar grimierin e saj, Mario Dedivanovic, me rastin e ditëlindjes së tij.

Në imazh, ajo shihet me make up të lehtë, me flokë të lëshuara, si dhe e veshur me një kanotiere ngjyrë rozë. Dedivanovic, i cili mbushi 38 vjeç të premten, shfaqet pa mjekër, shumë ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim tani.

Në vitin 2018, Dedivanovic zbuloi në podkastin “Success” se nisi të punonte me Kardashian para se ajo të bëhej e famshme. Mario tha se kur e takoi Kardashian, menjëherë “ra në dashuri me fytyrën e saj“. Ai shtoi: “Estetikisht më tërheq shumë fytyra e saj, ajo është e mrekullueshme.”

Rreth vitit 2007, Mario u bë pjesë e pandashme e përditshmërisë së Kim, pasi merrej me grimin e saj. Ai nisi të udhëtonte së bashku me të dhe që atëherë rrugët e tyre nuk janë ndarë kurrë.

(Kosova Sot Online)