Kim Kardashian: 18 vjet më parë ishte dita më e keqe e jetës sime

  • A.P /
  • 02 October 2021 - 15:33
Kim Kardashian: 18 vjet më parë ishte dita më e keqe e jetës sime

Modelja e famshme, Kim Kardashian, si rrallë herë, me anë të disa postimeve në llogarinë e saj të Instagram-it, ka kujtuar babanë e ndjerë, Robert Kardashian, me rastin e 18 vjetorit të vdekjes së tij.

Kim është shprehur se i mungon shumë, Roberti, ndërsa ka shkruar edhe disa fjalë që nga publiku u konsideruan “emocionuese”.

“18 vjet më parë ishte dita më e keqe e jetës sime. Por, e di që ti më sheh dhe më udhëzon”.

“Dashuria e vërtetë nuk vdes kurrë. Të dua baba”, ka shkruar Kim, duke iu referuar vdekjes të së atit.

Por, kjo nuk është hera e parë që Kim tregon lidhjen e fortë që kishte me Robertin, pasi që deklarata të tilla ka bërë edhe përgjatë episodeve të formatit “Keeping up with Kardashians”.

Ajo pati bërë bujë edhe kohë më parë, kur kishte publikuar një postim kushtuar ditëlindjes së babait të ndjerë.

“Gëzuar ditëlindjen babi! Kam shumë për t’ju thënë”, u shpreh ajo.

“Sot thirra në numrin tënd të telefonit celular thjesht për të provuar nëse dikush do përgjigjej pas gjithë këtyre viteve. Në fakt nuk mund ta besoj që e mbaj mend. Të lutem eja sa më shpejt të më vizitosh në ëndërr”, shtoi ajo.

“Gjithashtu ti mund të më dërgosh ndonjë sinjal me anë të simboleve/zogjve për të cilët kemi folur gjithmonë? Thjesht më mungon shumë”, pati shkruar Kim.

Image

Për ju që nuk e dini, babai i Kim-it, Robert Kardashian, Robert George Kardashian ishte një avokat dhe biznesmen amerikan shumë i suksesshëm.

Ai u bë i famshëm si mik dhe avokat mbrojtës i O. J. Simpson gjatë gjykimit për vrasjen e Simpson në vitin 1995.
Gjithsesi, vdekja e tij që ndodhi 18 vjet më parë, me 30 shtator të vitit 2003, erdhi si pasojë e kancerit ezofageal, ndërkohë që u varros në varrezat “Inglewood Park” në Inglewood të California-s.

(Kosova Sot Online)