Morena Taraku ngacmon imagjinatën, shfaqet tërheqëse në fustan elegant

  • E.K /
  • 03 October 2021 - 09:21
Morena Taraku ngacmon imagjinatën, shfaqet tërheqëse në fustan elegant

Morena Taraku vazhdon të jetë mjaft aktive në rrjetet sociale, duke qëndruar kështu afër fansave të saj të shumtë.

Modelja dhe këngëtarja shqiptare, në mungesë të projekteve muzikore poston imazhe të ndryshme profesionale dhe nga përditshmëria.

Edhe në një postim të fundit, Morena është kujdesur të vë në pah fizikun e saj të formësuar, në një veshje elegante me të cilin nuk la shumë vend për imagjinatë.

Ish-Missi dukjen tejet tërheqëse në fustani me ngjyrë portokalli nga materiali saten, me prerje në të dyja anët që ia zbulonte këmbët joshëse dhe dekoltenë e hapur.

Morena kombinoj dukjen me një palë këpucë të tejdukshme, flokët e zeza të gjata i la lëshuar mbi supe, ajo vendosi grim të lehtë dhe aksesor në duar.

Ndryshe, Morena prej vitesh është zhvendosur në Stamboll ku edhe jeton dhe ka në pronësi një biznes personal.

Ajo mbetet aktive edhe me projekte muzikore, kënga e saj e fundit “Money” erdhi në bashkëpunim me reperin Fero, ndërsa reperi tjetër Stresi ka paralajmëruar një tjetër bashkëpunim me Morenën, pas atij “Ki me bo” e sollën në 2015 dhe “Bad Gal”, në shtator të vitit 2020. 

(Kosova Sot Online)