Vrasja e 19 vjeçares në Tuz, reagon Emine Çunmulaj

  • E.K /
  • 03 October 2021 - 09:53
 Vrasja e 19 vjeçares në Tuz, reagon Emine Çunmulaj

Modelja shqiptare me famë botërore, Emina Cunmulaj, është një nga personat që ka reaguar ashpër për vrasjen e 19-vjeçares shqiptare në Tuz të Malit të Zi.

Image

Reagimi i Emine Cunmulajt

Bie në sy në reagimin e modeless ë njohur me origjinë nga Tuzi i Malit të Zi, pra nga e njëjta zonë ku ka ndodhur ngjarja, fakti I panjohur që vajza e ka denoncuar vrasësin dhe gjykata nuk ka marrë masa për ta parandaluar vrasjen:

“Pse viktima e denoncoi në polici disa ditë përapara se t’I merrte jetën dhe gjykatësi nuk bëri asgjë?”

Lexo edhe: Tjetër vrasje tragjike në Mal të zi, 18-vjeçarja ekzekutohet nga bashkëshorti, thirrja në rrjete sociale: “Më ndihmoni të kapim atë përbindësh!”.

Shejla Bakija, 19-vjeç, nga Tuzi i Malit të Zi është ekzekutuar nga bashkëshorti i saj. Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e babait të viktimës. Plumbat i kanë marrë jetën edhe gjyshes së saj, ndërsa babai ka mbetur i plagosur. Autori Ilir Gjokaj është ende në arrati.

Ngjarja ka sjellë reagime të shumta në rrjet. Qytetarët e Malit të Zi kanë bërë thirrje për protesta ditën e sotme në orën 12:00, pas vrasjes së 19-vjeçares shqiptare, Sheila Bakija, nga partneri i saj, me breshëri armësh në Tuz.

“Çohu malësi në këmbë se nuk kemi bija me na u vra. Çohu se sot është e dikujt tjetër, nesër mund të jetë në derën tënde”, është një nga thirrjet për protestë.

Ngjarja tragjike ndodhi dy ditë më parë, ku autori Ilir Gjokaj ka shkuar në banesën e familjes së Sheila Bakijas, duke qëlluar me breshëri arme këdo që i ka dalë përpara.

(Kosova Sot Online)