Emina Çunmulaj reagon për vrasjen e 19-vjeçares shqiptare

  • A.P /
  • 03 October 2021 - 16:26
Emina Çunmulaj reagon për vrasjen e 19-vjeçares shqiptare

Modelja e njohur shqiptare ka reaguar për vrasjen e vajzës nga Tuzi.

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Tuz të Malit të Zi, ku bashkëshorti ka ekzekutuar vajzën 18-vjeçare, Shejla Bakija.

Reagime të shumta për këtë ngjarje kanë qenë të shumta në rrjete sociale, ku kërkohet drejtësi për vdekjen e vajzës së re nga bashkëshorti Ilir Gjokaj.

Vajza është vrarë në shtëpinë e të atit, ndërsa nga vrasësi nuk u kursye as gjyshja e 18-vjeçares, e cila gjithashtu ka ndërruar jetë.

Image

Ndonëse tashmë kanë kaluar më shumë se dy ditë nga vrasja, bashkëshorti i të resë, i dyshuari kryesor për vrasjen, Ilir Gjokaj është ende në arrati.

Pjesë e këtyre thirrjeve janë bërë edhe fytyra publike e së fundi ishte edhe modelja e njohur shqiptare nga Mali i Zi, Emina Çunmulaj.

Ajo postoi disa Instastory ku i bëri thirrje popullit në Mal të Zi, të marrin pjesë në protestën e cila do të mbahet para ndërtesës së policisë në Tuz.

Image

(Kosova Sot Online)