Kameleon është pak të thuash! Para jush, Rina Balaj me një look të ri!

  • E.K /
  • 04 October 2021 - 10:14
Kameleon është pak të thuash! Para jush, Rina Balaj me një look të ri!

Rina Balaj është një ndër reperet më në zë të momentit, e cila po shijon suksesin e projekteve të saj muzikore.

Thuajse çdo javë, reperja ka marrë vëmendjen e mediave me ndryshimet e shpeshta në look, të cilat duket se janë hobi i saj.

Këtë herë ajo është kthyer në një zeshkane të theksuar, të cilën rrallë herë e kemi parë të tillë me të cilat duket thjesht “wow”.

Shpeshherë ka pasur ata që mendojnë se Rina ka kryer ndërhyrje për t’u dukur bukur, ndaj ajo ju është përgjigjur më herët të gjithëve me një mesazh shumë të qartë.

Reperja ka bërë të ditur se ajo nuk ka bërë asnjë lloj ndërhyrje në fytyrën e saj, por thjesht ndjehet e bukur brenda vetes dhe kjo është gjëja që e ka ndihmuar më shumë.

“Ditët e fundit kam marrë shume mesazhe për shkëlqimin tim. Faleminderit të gjithëve për mesazhet e sjellshme dhe të bukura… të gjithë ju më bëni të bukur vetëm duke më dërguar këto mesazhe pozitive. Gjithashtu, dua të përmend se shkëlqimi im nuk ka lidhje me fillers apo botox, apo ndonjë gjë tjetër që nuk është natyrale. Jam e gjitha vetja ime dhe unë. Nuk të duhen gjithë ato gjëra për t’u ndjerë e bukur, gjëja e vetme (dhe gjëja më e rëndësishme) është që të ndjehesh e bukur brenda vetes. Në këtë moment reflekton atë çfarë unë kam reflektuar muajt e fundit. Duaje veten!”, ka shkruar Rina në mesazhin e saj.

(Kosova Sot Online)