Aurela Gaçe dhe Stine “rikthejnë” Dr. Florin në mënyrën më të bukur të mundshme, publikohet kënga (VIDEO)

  • G.G /
  • 04 October 2021 - 11:04
Aurela Gaçe dhe Stine “rikthejnë” Dr. Florin në mënyrën më të bukur të mundshme, publikohet kënga (VIDEO)

Projekti emocionues i Aurela Gaçes, i cili “rikthen” në skenë zërin e Dr.Florit, edhe pse fizikisht ai nuk është më mes nesh, tashmë është publik dhe të gjithë munden ta shijojnë.

Në një bashkëpunim interesant me Stinen, Aurela Gaçe ka qëlluar në shenjë edhe këtë herë. Zëri i Dr.Florit është regjistruar më parë, ndërsa projekti mban titullin S.F.L, një shkurtim i emrave Stine, Flori dhe Lela.

Videoklipi hapet me disa pamje ku Dr.Flori shihet duke luajtur basketboll me vajzën e tij. Ndërsa në një skenë tjetër ata shihen para një ekrani ku janë shkruar emrat e tyre. Klipi përmban po ashtu pamje të vjetra nga daljet publike të Dr.Florit, por edhe disa video të papara më herët.

Kënga është tepër ritmike, ndërsa fansat kanë komplimentuar sjelljen e Dr.Florit në një projekt kaq të bukur, aq sa duket se vërtet shpirti i tij jeton përgjithmonë në tingujt e muzikës. Dr. Flori u nda nga jeta 6 vite më parë, kur ishte vetëm 35 vjeç. Miqtë e tij artistë, por edhe anëtarët e tjerë të grupit “West Side Family”, i kanë dedikuar dhe e kanë mbajtur vazhdimisht prezent tek publiku mikun e tyre të humbur, përmes projekteve të ndryshme muzikore.

https://www.youtube.com/watch?v=Xv_EuZsHe1c&feature=emb_title

(Kosova Sot Online)