Demi Rose nuk i lë vend imagjinatës, pozon topless dhe tregon të pasmet bombastike

  • G.G /
  • 04 October 2021 - 11:23
Demi Rose nuk i lë vend imagjinatës, pozon topless dhe tregon të pasmet bombastike

Demi Rose po shijon rrezet e diellit gjatë pushimeve në Capri, Itali. Modelja seksi njihet për pozat hot, të cilat i ndan me ndjekësit në rrjete sociale.

Ditën e djeshme, Demi pozoi sërish topless dhe u mundua që gjoksin e madh ta mbulonte me duar, shkruan “Daily Mail”.

26-vjeçarja nuk i la vend imagjinatës, teksa pozoi edhe me kurriz nga kamera për të theksuar të pasmet bombastike. Ajo mbante veshur vetëm një palë tanga të zeza, që i theksonin edhe më shumë belin e hollë.

Modelja mbante në kokë një kapele kauboj, e cila po ashtu ishte në ngjyrë të zezë. Flokët kishte zgjedhur t’i linte të lëshuara dhe të bënte një grim minimal, thjesht për të theksuar tiparet.

Në një nga fotot, Rose u kthye gjysmë me kurriz nga kamera dhe gjoksi i saj i zhveshur dukej totalisht, sepse kishte ngritur njërën dorë për të prekur kapelen. Por modelja zgjodhi që të përdorte efektin “blur” për ta fshehur atë.

Në disa imazhe të tjera, Rose zgjodhi të vishej si sirenë, edhe pse nuk mbante asgjë veshur përveç bishtit të gjatë. Ajo pozoi me kurriz nga kamera dhe fokusi ishte tek të pasmet e saj gjigante.

(Kosova Sot Online)