Mevlani ndahet pas dy muajsh nga Antonela me sherr të madh, xhelozia që e ktheu dashurinë në hasmëri

  • 04 October 2021 - 12:04
Mevlani ndahet pas dy muajsh nga Antonela me sherr të madh, xhelozia që e ktheu dashurinë në hasmëri

Pasi u mbyll sezoni i “Për’puthen”, Mevlani Shaba dhe Antonela Berisha u afruan me të vërtetë me njëri-tjetrin, ndërkohë që miqtë e tyre folën për një romancë të bukur. 

Dy ish-konkurrentët treguan nëpër intervista të ndryshme si dhe me daljet e tyre të herëpashershme se kanë një raport të mirë, por së fundi diçka ka ndodhur

Antonela nuk e ndjekur më Mevlanin në “Instagram” dhe kur u pyet për këtë në koment, ajo dha një përgjigje që nuk pritej: “Se është askushi për mua”, iu përgjigj Antonela ndjekësit.

Mevlani nga ana tjetër nuk ka reaguar fare, por e hoqi edhe ai nga personat që ndiqte, orë më vonë. Por dy muaj pas deklarimit të lidhjes, burime pranë çiftit kanë deklaruar se një sherr i madh ka ndodhur mes tyre për shkaqe xhelozie dhe ata janë ndarë shumë keq me njëri-tjetrin.

Dy muaj pas ndarjes konfliktuale nga Ledjana Prenga, Mevlan Shaba i “Përputhen” nis para dy muajsh një lidhje të re me rivalen e saj, Antonela Berishën, e përfolur edhe si shkaktarja e ndarjes.

Dihet që Antonela dhe Mevlani janë përfolur shumë shpesh për një lidhje dashurie pas ndarjes së tij. Ledjana, në një prej intervistave të saj, u shpreh se një nga shkaqet e ndarjes së tyre ishte shoqëria dhe kontaktet që ai ende mbante me Antonelën, edhe pas përfundimit të programit.

Dhe u pa se nuhatja femërore nuk e kishte gënjyer. Ishte vëllai i Mevlanit, Artani, që e vërtetoi dyshimin e saj, duke dëshmuar faktin se ai e kishte prezantuar me familjen.

Ai publikoi një foto të Mevlanit me Antonelën, që e shoqëroi me një tekst, ku thoshte: “Dhe thoni pastaj që s’ju kam nxjerrë mirë!”. 

Ajo foto dhe ato fjalë zbuluan më shumë nga marrëdhënia familjare e Mevlanit, ku pjesë e tyre ishte bërë dhe Antonela. Kjo dëshmonte se Antonela kishte një marrëdhënie të mirë jo vetëm me Mevlanin, por edhe me vëllain e tij.

Ndërkohë, pas daljes nga “Për’puthen”, Mevlan Shaba dhe Ledjana Prenga nuk kishin më asnjë kontakt me njëri-tjetrin.

Gjatë javës së fundit të programit, Mevlani zbuloi se Ledjana nuk e kishte kontaktuar fare dhe se videot e tij duke kënduar me Antonela Berishën gjatë festës së madhe të organizuar nga stafi, i kishin dhënë shkas që ta bllokonte kudo në rrjete sociale.

Nga ana e saj, Ledjana tregoi versionin e saj të ndarjes dhe gjithçka që ndodhi mes ish-çiftit. Në lidhje me videon, pas së cilës ish-konkurrentja e bllokoi në rrjete sociale Mevlanin, Ledjana u shpreh: “Jam prekur për faktin që është kënduar kënga ime në një festë që nuk isha prezente me një person tjetër që kisha të paktën 3-4 muaj që zihesha për atë mashkull. Më duket injorim, nuk më duket respekt apo siç e morën disa që thanë: ‘të këndoi këngën’. Ai gjest ishte injorim për mua”. 

Kënga “Ledjana” ishte ajo që i fitoi vëmendjen ish-konkurrentes, pasi Mevlani ia dedikoi asaj. Mirëpo, gjatë intervistës, ajo zbuloi se në të vërtetë, kënga nuk ishte shkruar nga ai.

Më vonë, Ledjana zbuloi me anë të një postimi në “Instastory” versionin origjinal të këngës e sipas saj, kënga në fjalë ishte publikuar shumë kohë më parë dhe Mevlani thjesht e kishte gënjyer.

“Edhe këngën e dytë që tha se e ka bërë për mua, gënjeu. Ajo është këngë ndarjeje dhe është bërë shumë kohë më parë,” sqaroi Prenga.

E pyetur nëse do të rikthehej me Mevlanin, Ledjana u përgjigj shkurt: “Jo, nuk kthehem më me të!”. 

Ledjana dhe Mevlani u komentuan shumë për martesa jashtë vendit, por zërat i pranoi vetëm Mevlani për veten, ndërsa Ledjana jo. E pas ndarjes ish-çifti nuk i kursyen thumbat ndaj njëritjetrit.

Por ç’tha Mevlani për arsyet e ndarjes nga Ledjana? Konkurrenti i “Përputhen”, që tashmë i ka hyrë tregut të muzikës, zbuloi se pas festës së madhe të organizuar nga “Për’puthen”, ajo e bllokoi në të gjitha rrjetet sociale, për shkak se këndoi bashkë me Antonelën një këngë.

“Në mbrëmjen e festës ajo nuk ishte prezente dhe unë e rikujtova duke i kënduar këngën e saj. Pasi pa storyt në “Instagram”, ku Antonela u afrua dhe këndoi me mua, më bllokoi nga çdo rrjet social. Nuk është fundi i botës që Antonela vjen këndon apo kërcen afër meje. Më ka bërë bllok në të gjitha anët, kështu që kjo nuk është xhelozi, por është inat. Ajo nuk më ka marrë as në celular para festës për të pyetur a do vish apo jo. Unë me Antonelën nuk jam në hasmëri dhe nuk mund të sillem me arrogancë ndaj Antonelës dhe t’i them ‘largohu se të ka inat Ledjana!’, tha ajo, por duket se pasi u lidhën, kanë hyrë në hasmëri vërtet. Kështu, pas këtij veprimi kuptova se Ledjana nuk është xheloze, por ka inat pse Antonela rri afër meje”, tha Mevlani.

Më pas Antonela ndërhyri për të qartësuar publikun se nuk ka qenë ajo shkaktarja pse ata janë ndarë. “Unë thjesht i jam afruar kur po këndonte këngën dhe në tavolinë kam qenë me persona të tjerë dhe kam qenë shumë më afër me djemtë e tjerë dhe sesa me Mevlanin”, tha Antonela.

Mevlani e cilësoi këtë veprim të Ledjanës si një justifikim për t’u ndarë prej tij dhe me bindje të plotë u shpreh se ata të dy nuk do të ishin më bashkë në vazhdim.

Edhe këtë herë Ledjana nuk heshti, por i dedikoi një status duke thënë: “Nuk ngrihet asnjëherë imazhi yt duke ulur imazhin e tjetrit, aq më pak duke u viktimizuar. Kjo është drejtësia juaj, që flisni në emision për mua dhe unë që duhet të isha prezent për t’i sqaruar gjërat, nuk më fton njeri. E nëse unë paskam shkruar për famë dhe jam shtirur, pyes veten, po të tjerët për çfarë? Për klikime këngësh? Me cilin shpirt e shkruajte këngën time, se e vërteta është ndryshe…”, shkroi Ledjana në Instastory, duke i hedhur kunjën Mevlanit.

ANTONELA, SI HYRI NË MES TË LIDHJES SË TIJ ME LEDJANËN

Në muajin mars, pas shumë takimesh, Ledjana dhe Mevlani u deklaruan vetëm për njëri-tjetrin në “Për’puthen” dhe kështu marrëdhënia mes tyre nisi të bëhej më e fortë.

Në rrjetet sociale, ata shfaqeshin të pandarë nga njëri-tjetri dhe nuk mungonin dedikimet e dashurisë. Mirëpo, në pak ditë Ledjana i surprizoi të gjithë. Ajo i dha një dhuratë Mevlanit, që ishte një ndër më të veçantat dhe brenda mbante një deklaratë shumë të forte, një kornizë, brenda së cilës ishte shkruar “Të dua”.

Kjo ishte hera e parë që Ledjana i thoshte Mevlanit “Të dua”, ndaj këto fjalë dhe dhurata e saj i surprizoi të gjithë. Madje, ajo ftoi Mevlanin që të ulej pranë saj në kolltuk dhe ai pranoi e i dhuroi një puthje në ballë.

Kujtojmë se deklarata e tyre për njëri-tjetrin erdhi pas 8 muajsh që ata kanë qenë pjesë e programit, ndërkohë që për të fituar Mevlanin, Antonela ka pasur një konkurrencë të fortë me rivalen e saj, stilisten nga Shkodra, Antonelën.

Gjatë kohës që ishin duke shijuar një gotë verë në shoqërinë e njëri-tjetrit, Mevlani i tha Ledjanës se ishte brenda në emision vetëm për të.

“Siç të kam lënë gjithmonë të lirë, kështu do të lë. Siç ta kam dhënë unë ty, kërkoj sinqeritetin tënd, asgjë më tepër nga ty. Unë di të them që aty brenda jam vetëm për ty. Unë nuk shoh asnjë person tjetër aty”, u shpreh Mevlani, teksa e pyeti Ledjanën nëse edhe ajo do të bënte të njëjtën gjë.

Ledjana u rezervua në takim dhe përgjigjen e shumëpritur ia dha në emision para të gjithëve. 

“Unë i them që jam vetëm për të në program dhe nuk më intereson asnjë djalë tjetër”, tha ajo para se të ngrihej nga karrigia dhe t’i dhuronte Mevlanit një puthje në faqe.

Publiku e kujton situatën kur në takimin e tyre, Mevlani surprizoi Ledjanën duke i dedikuar një këngë. Me vargjet “e bukur dhe magjike… e bukur sikur zana…”, Mevlani e emocionoi jo pak vajzën.

“Do të jap një përqafim, më emocionove, më bëre të dal nga vetja!”, tha ajo. Ndërkohë, Mevlani tha se kjo ishte hera e parë që i dedikonte dikujt një këngë, duke qenë se paralelisht me këtë eksperiencë ai prezantohej edhe si këngëtar.

“Kjo është kënga e parë që e bëj me dedikim, teksti është posaçërisht për ty”, u shpreh ai për vajzën që ka hobi palestrën. Por nuk vonoi shumë dhe nisi përçarja me hyrjen e Antonelës në mes.

Vajza nga Shkodra me batutat dhe provokimet e saj nuk e la asnjëherë të qetë Ledjanën, duke kërkuar dhe ajo një këngë nga Mevlani. Madje, me Antonelën ai u puth duke e komentuar si momentin që i kishte pëlqyer shumë.

Xhelozia e kësaj tresheje e mbajti gjallë programin për javë të tëra, por tashmë Mevlani e kishte bërë zgjedhjen e tij, dhe ajo ishte fillimisht Ledjana.

Por edhe pse u duk sikur u ndje më mirë me zgjedhjen e dytë, Antonelën, duket se dhe kjo shkoi keq e më keq me një sherr që e kanë parë edhe miqtë e tyre të afërt.

(Kosova Sot Online)