Butrint Imeri po arrin sukses botëror me këngën “Kuku”

  • G.G /
  • 04 October 2021 - 15:54
Butrint Imeri po arrin sukses botëror me këngën “Kuku”

Pa u lançuar zyrtarisht ishte bërë tashmë hit në TikTok, e dihej se kënga më e re e Butrintit do arrinte sukses të jashtëzakonshëm.

Këngëtari ka ndarë në Instagram suksesin që po arrin kënga, e nuk bëhet fjalë vetëm për Shqipërinë.

Kënga është nr.1 në YouTube në Shqipëri, Austri, Zvicër. Gjermani dhe Maqedoninë e Veriut.
Në shtetin fqinj italian ndodhet në vend të 4.

“Dje u publikua në Spotify, sot mbi 500,000 streams! Ky është një tjetër rekord personal, duke u marr parasysh që ende kjo platformë nuk ka shumë përdorues shqiptar dhe është në rritje e sipër tek tregu ynë! Ju falenderoj nga zemra” , – shkruan Butrinti në InstaStory. 

Butrinti momentalisht ka qenë i zënë me turneun e tij nëpër Evropë, pas një vere të ngarkuar me mbrëmje e koncerte në Kosovë. Theksojmë që me masat e reja për parandalimin e COVID-19 u ndaluan edhe ahengjet e ndryshme muzikore.

Butrint Imeri është një nga këngëtarët më të suksesshëm dhe ka fansat më të zjarrtë në trojet shqiptare. Ai arriti në një kohë të shkurtër të kthehej në këngëtarin e preferuar të viteve të fundit dhe e gjithë kjo falë punës së tij të fortë. Butrinti ka sjellë ndër vite shumë këngë, që janë kthyer në hite.
Kujtojmë se Butrint Imeri përflitet në media për një histori dashurie me vajzën bukuroshe, Olta Beqiri. Teksa zërat lart e poshtë flasin për një lidhje dashurie mes tyre, duket se dyshja e ka lënë të nënkuptohet diçka të tillë nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale, ku publikojnë herë pas here pamje nga i njëjti vend.

(Kosova Sot Online)