Fifi 'thumbon' pjesëmarrësit në 'BBV': Janë disa persona që nuk duroj të ndaj ajrin me ta

  • G.G /
  • 06 October 2021 - 13:25
Fifi 'thumbon' pjesëmarrësit në 'BBV': Janë disa persona që nuk duroj të ndaj ajrin me ta

Fifi është konkurrentja e radhës në Big Brother Vip.

Ajo është konkurrentja e 12 e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Fifi i kërkoi vëllait të madh një studio ku mund të rregjistrojë ndonjë këngë.

“Unë nga Big Brother pres e para me fitu dhe e dyta me u tregu njerëzve se si u bëra unë e mirë. Janë disa persona që nuk do doja të ishin aty pasi janë disa persona që nuk duroj të ndaj ajrin me ta, dhe jo shtëpinë.

Emra nuk do të jap. Por kjo nuk varet në dorën time.

Unë kam një kërkesë për Big Brother. Kërkoj një studio që të mund të regjistroj ndonjë këngë brenda Big Brother. Përshëndes të gjithë familjen time”- tha Fifi.

https://www.youtube.com/watch?v=lYgZAM9a9u8&feature=emb_err_woyt

(Kosova Sot Online)