Në pritje të ëmbël, bashkëshortja e Shpat Kasapit publikon foton e parë me barkun e rrumbullakosur

  • G.G /
  • 06 October 2021 - 16:28
Në pritje të ëmbël, bashkëshortja e Shpat Kasapit publikon foton e parë me barkun e rrumbullakosur

Para pak javësh, Shpat Kasapi zbuloi se ai dhe partnerja e tij, Selvija, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Çifti e kishin shprehur prej kohësh këtë dëshirë, e cila u bë shumë shpejt realitet.

Ditën e sotme, Selvija na ka ëmbëlsuar të gjithëve me foton ku tregon barkun e rrumbullakosur.  Ajo realizoi një foto të hijes së trupit të saj në mur ku barku dallohet qartësisht.

“Nuk ka pasuri më të madhe sesa përveç zemrës tënde, brenda teje të të rrahë dhe një zemër e vogël. Lus Zotin që çdo femër të përjetojë këtë ndjesi”, shkroi Selvija krahas imazhit.

Ndërkohë gjatë një komunikimi me ndjekësit e saj në Instagram, Selvija ka treguar më herët se si po shkon kjo periudhë për të.

Ajo ka thënë se gjatë katër muajve të fundit ka ngrënë vetëm bukë me djathë dhe asgjë tjetër. Bashkëshortja e këngëtarit ka publikuar dhe një foto të saj e ka zbuluar se nuk ka ndryshuar shumë në trup gjatë kësaj kohe.

“Këtë të fundit e kam bërë në 31 gusht. Tjetër s’kam bërë më, por që nuk është se më duket barku shumë. Besoj se do shtoj peshë në muajt e fundit do bëhem si balon (i jap vullnet vetes)”, shkruan Selvija.

Ndërsa kur është pyetur për gjininë e fëmijës, ajo është përgjigjur:

“S’ka rëndësi për mua si djal si vajzë. E lus Zotin të shkoj mirë shtatzënia deri në fund dhe uroj të ketë shëndet”.

Ajo ka zbuluar se këto kohë është zhvendosur në shtëpinë e nënës së saj dhe ha çdo gjë që i gatuan ajo. Selvija ka treguar se nuk shqetësohet aspak për kilgramët që mund të fitojë gjatë shtatzënisë, sepse e rëndësishme për të është që do të mbajë në bark për 9 muaj një engjëll.

(Kosova Sot Online)