Meghan Markle angazhohet në biznes, zbulohet projekti i madh

  • A.P /
  • 06 October 2021 - 21:41
Meghan Markle angazhohet në biznes, zbulohet projekti i madh

Meghan Markle duket se do të krijojë linjën e saj kozmetike. 40-vjeçarja thuhet se është takuar me bashkëthemeluesin e kompanisë së marketingut Guthy-Renker, Bill Guthy bashkë me Princin Harry dhe nënën e saj Doria Ragland, disa herë midis Shkurtit dhe Marsit.

Harry dhe Meghan gjithashtu kanë udhëtuar me një avion privat në pronësi të firmës gjatë turneut të tyre të fundit në New York City , raportoi Daily Mail. Që atëherë ka pasur spekulime se Meghan mund të nisë linjën e saj, një fushë tepër fitimprurëse.

Personazhe të shumtë publikë e kanë parë kozmetikën si një fushë interesante për të investuar. Rihanna, Selena Gomez, Cindy Crawford, Jennifer Lopez, Kylie Jenner dhe Heidi Klum. Së fundmi, ka qenë dhe Ariana Grande e cila ka zbuluar se po punon për të nxjerrë në treg linjën e saj kozmetike.

(Kosova Sot Online)