Shakira “elektrizon” fansat, këngëtarja tregon linjat trupore s*ksi nga palestra

  • G.G /
  • 07 October 2021 - 07:44
Shakira “elektrizon” fansat, këngëtarja tregon linjat trupore s*ksi nga palestra

Shakira di se si të “elektrizojë” fansat e saj në rrjete sociale. Këngëtarja ka realizuar së fundmi një set fotografik hot nga palestra.

Artistja shfaqet e veshur me një body ngjyrë blu, i cili i tregon linjat perfekte trupore. Veshja e saj përfshin edhe një zinxhir, i cili ia thekson edhe më shumë belin e hollë.

44-vjeçarja tha për revistën “Cosmopolitan” se ende ka frikë të këndojë për grupe të vogla njerëzish.

“Është e turpshme! Ndihem pak budallaqe, pak qesharake dhe pak lakuriq. Skena, turma, dritat dhe duartrokitjet e njerëzve janë ato që më ‘veshin’”,- tha Shakira.

Javën e kaluar, këngëtarja zbuloi se u sulmua në park nga dy derra të egër gjatë kohës që kishte dalë për shëtitje me djalin e saj të vogël, Milan, i cili është 8 vjeç.

44-vjeçarja, partneri i së cilës është mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, tha për incidentin e çuditshëm në Instagram: “Shikoni se si dy derra të egër, të cilët më sulmuan në park, e kanë katandisur çantën time. Ata po e çonin çantën në pyll bashkë me telefonin që ishte brenda saj. Ata kanë shkatërruar gjithçka."

(Kosova Sot Online)