E pëlqeni stilin e saj? Rihanna gëzon fansat me hapin e radhës

  • G.G /
  • 07 October 2021 - 07:53
E pëlqeni stilin e saj? Rihanna gëzon fansat me hapin e radhës

Thuhet se Rihanna po planifikon të hapë dyqane fizike për linjën e saj të të brendshmeve Savage x Fenty në të gjithë SHBA vitin e ardhshëm. Shefja e marketingut dhe dizajnit të markës së miliarderes 33-vjeçare, Christiane Pendarvis, ka thënë se po e shikojnë si një mundësi për klientët “që nuk ndihen rehat kur blejnë në internet.”

Business Insider raporton se dyqanet në Evropë gjithashtu mund të jenë në plan, megjithëse nuk është konfirmuar asgjë. Me angazhimin në biznes, diva e muzikës vlerësohet se ka arritur një pasuri me vlerë 1.7 miliardë dollarë. Sipas Forbes, fitimet e saj mbresëlënëse e bëjnë Rihannën si këngëtaren më të pasur në botë.

Janë pikërisht bizneset e saj të modës dhe bukurisë që përbëjnë pjesën më të madhe të të ardhurave të saj. Rreth 1.4 miliardë dollarë vijnë nga 50 përqind e aksioneve të saj në Fenty Beauty, të cilën e nisi në shtator 2017. Pjesa tjetër besohet se vjen nga linja e të brendshmeve, me të cilat ylli debutoi në 2018.

Përsa i përket muzikës, të gjithë po presin albumin e saj.

Rihanna tha për AP, “Do i kalojë pritshmëritë tuaja. Fiksojeni në mendjen tuaj. ”

“Çfarëdo që dini për Rihanna -n n,uk do të jetë ajo që do dëgjoni,” shtoi Rihanna.
“Unë vërtet po eksperimentoj. Muzika është si moda. Duhet të jeni në gjendje të luani. Unë duhet të jem në gjendje të vesh çfarë të dua. Unë e trajtoj muzikën në të njëjtën mënyrë. Kështu që unë jam duke u argëtuar dhe do të jetë krejtësisht ndryshe. ”

(Kosova Sot Online)