“Për vite të tëra s’kam fjetur”- Grimieri shqiptar tregon si e paragjykonin rreth orientimit s*ksual dhe profesionit: E jetoj jetën si dua

  • G.G /
  • 07 October 2021 - 07:56
“Për vite të tëra s’kam fjetur”- Grimieri shqiptar tregon si e paragjykonin rreth orientimit s*ksual dhe profesionit: E jetoj jetën si dua

Grimieri i njohur i VIP-ave shqiptarë, Arbër Bytyqi ka zbuluar gjatë një interviste se ka arritur të humbë 38 kilogramë nga pesha e tij.

Ai tregoi se tani ndihet rehat me veten dhe ka fuqi të përballojë punën, duke shtuar se “pesha e tepër të shkatërron”.

Arbër Bytyqi foli edhe për paragjykimet, teksa u shpreh se për vite të tëra s’ka fjetur gjumë nga komentet negative të njerëzve.

Make-up artist theksoi se paragjykohej për profesionin apo orientimin seksual, por shtoi se “tani po e shijon jetën ashtu siç do”.

“Kam humbur rreth 38 kilogramë, ndihem mirë në aspektin shëndetësor ka ndikuar mirë. Jam në rehat me veten dhe kam fuqi të përballoj punën, pesha e tepër të shkatërron.

Ka pasur vite të tëra që nuk kam fjetur, nuk kam bërë gjumë, kam thënë ku po i pengoj njerëzit por, gjithmonë ka paragjykime rreth profesionit tim, ndoshta rreth orientimit seksual, ju duket pikëpyetje, por tani po e jetoj jetën ashtu siç dua, vishem si dua unë, por gjithmonë në nivel që kultura dhe edukata ime të mos shqetësojë askënd dhe gjithmonë të jem shembull për të tjerët”, tha Arbër Bytyqi në “Gjesi”.

(Kosova Sot Online)