Pëlqen më shumë Evropën apo Amerikën? Afërdita Dreshaj na surprizon me përgjigjen

  • G.G /
  • 07 October 2021 - 13:45
Pëlqen më shumë Evropën apo Amerikën? Afërdita Dreshaj na surprizon me përgjigjen

Gjatë muajit Gusht në mediat rozë u raportua se Afërdita Dreshaj i ka thënë “lamtumirë” Amerikës e së bashku me bashkëshortin dhe të birin. Ajo do të qëndrojë në Europë, konkretisht në republikën çeke në muajt në vijim. U tha se zhvendosja e ka një arsye dhe lidhet me pjesën profesionale. Jakub Kindl, bashkëshorti i saj hokeist do të transferohet në një ekip europian, ndaj dhe familja do të zhvendoset.

Ajo ka zbuluar se bashkëshort i saj ka firmosur një kontratë 1-vjeçare me skuadrën çeke të hokejit, HC Škoda Plzeň. Marrëveshja është firmosur në 11 Gusht dhe Afërdita është shprehur shumë krenare për këtë arritje të bashkëshortit të saj.

Po a pëlqen më shumë Amerikën apo Evropën?

Afërdita është pyetur nga ndjekësit në InstaGram dhe ajo e ka një përgjigje:

“Sa shumë pyetje rreth kësaj teme. Bashkëshorti im luan hockey dhe këtë vit po luan në Republikën Çeke. Do të jemi këtu deri në Mars. Amerika është shtëpia jonë, gjithmonë do të kthehemi. Por jemi shumë me fat që po përjetojmë këtë eksperiencë me Sky gjithashtu”,- shkruan këngëtarja. 

Kujtojmë se në muajin mars Afërdita Dreshaj u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë djalin e saj, Sky Blue, i cili tashmë është rritur dhe është bërë një bebush mjaft i ëmbël e i shëndetshëm. Vogëlushi udhëtoi së fundmi drejt Europës së bashku me prindërit e saj për shkak të arsyes së largimit të tyre nga Amerika.

(Kosova Sot Online)