Aktorja e “Squid Game” bëhet koreania më e ndjekur në Instagram në më pak se tre javë

  • G.G /
  • 08 October 2021 - 11:10
Aktorja e “Squid Game” bëhet koreania më e ndjekur në Instagram në më pak se tre javë

Aktorja Jung Ho-yeon, e njohur për rolin e saj në “Squid Game”, tani është aktorja më e ndjekur koreane në Instagram. Sipas “Insider”, numri i ndjekësve të Jung është rritur nga 400,000 para fillimit të serialit, në mbi 16,8 milionë deri tani.

Me rolin e Kang Sae-byeokn, në serialin që me shumë mundësi do të bëhet më i shikuari në “Netflix”, Jung fitoi zemrat e fansave. Në fakt, ky ishte roli i saj i parë në aktrim. Ajo ka qenë modele dhe punoi shumë për t’u përgatitur për rolin e saj.

“Në vitin 2016, u largova nga Koreja për të vazhduar karrierën time të modelimit jashtë shtetit dhe kalova shumë kohë vetëm. Në atë kohë, emocioni që ndjeva më shumë ishte vetmia. Ndjenja e vetmisë ndërsa përpiqeni të këmbëngulni dhe jetoni nuk është aq e ndryshme,”- tha ajo.

Fama e menjëhershme natyrisht mund të çojë në një përzierje emocionesh, por aktorja mban një qëndrim të balancuar.

“Unë isha duke biseduar me Park Hae-soo një ditë dhe ai tha: ‘Le të qëndrojmë me këmbë në tokë’. Sa herë që ndihem e mbingarkuar, jetoj me mendimin se këmbët e mia janë në tokë,”- tha Jung në një intervistë.

“Unë jam e vetëdijshme se sa punë duhet të bëj dhe të mësoj që të bëhem aktore më e mirë, dhe përpiqem të mos mendoj shumë për suksesin e ‘Squid Game’. Për fansat, mendoj se është më mirë të tregoj Jung Ho-yeon e përmirësuar si aktore, në punën time të radhës.”

Një fakt tjetër që ndoshta nuk e dini për Jung, është se ajo është mike e ngushtë me këngëtaren dhe reperen e “BlackPink”, Jennie. Ato kanë fotografi të shumta bashkë në Instagram, përfshirë edhe një nga vizita e Jennie në setin e “Squid Game”.

(Kosova Sot Online)