Rudina Dembacaj publikon imazhet nga altari, foto me vajzën e saj dhe fëmijët e Mark Frrokut

  • S.A /
  • 08 October 2021 - 11:28
Rudina Dembacaj publikon imazhet nga altari, foto me vajzën e saj dhe fëmijët e Mark Frrokut

Para pak ditësh Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku kurorëzuan në altar dashurinë e tyre. Rudina ka bërë publike fotografitë nga martesa e tyre.

Rëndësi të madhe i ka dhënë falenderimeve për fustanin që e kishte të njëjtë me të bijën dhe detaji i rëndësishëm ishte brezi i xhubletës.

Rudina dhe Viki, e cila e shoqëroi në altar, ishin veshur me një fustan të bardhë me mëngë të gjata e me një brez të zi rreth belit. Ndërsa në disa fotografi të tjera, ku pozon edhe me fëmijët e Markut thotë se i mungon Mara, e cila siç duket nuk ishte e pranishme në dasëm.

Kujtojmë se dasma e tyre me të ftuar VIP tërhoqi të gjithë vëmendjen e mediave dhe publikut.

(Kosova Sot Online )