Një zeshkane tejet tërheqëse, kjo është motra bukuroshe e Loredanës

  • G.G /
  • 08 October 2021 - 12:22
Një zeshkane tejet tërheqëse, kjo është motra bukuroshe e Loredanës

Loredana Zefi, gjithmonë ka treguar se ka një familje të madhe.

Ajo ka thënë se ka shumë vëllezër, por që shumë pak ka folur për motrën e saj.

Rozafa Zefi, është motra e saj, një femër shumë e bukur e cila tash e një kohë është në lidhje me këngëtarin e njohur, Gent Fatalin.

Ani pse asnjëherë nuk i kemi parë në postime bashkë me Loredanën, Rozafa është shumë aktive në rrjetet e saj sociale.

Duke ia parë fotot, ajo shihet se është një femër shumë e mbajtur dhe tejet me stil.

Një gjë duhet pranuar, ashtu siç është Loredana, edhe Rozafa ka një stil tejet unik.

(Kosova Sot Online)