Baladë e re nga Edona Llalloshi, mësohen detaje rreth projektit të ri të këngëtares

  • E.K /
  • 08 October 2021 - 16:35
 Baladë e re nga Edona Llalloshi, mësohen detaje rreth projektit të ri të këngëtares

Edona Llalloshi së shpejti pritet të vijë me projektin e saj më të ri muzikor.

Këngëtarja shumë e njohur dhe e dëgjuar nga të gjitha moshat tashmë është në fazat përfundimtare të realizimit të këngës së re.

Media mëson se kënga është baladë dhe është punuar nga duart e mjeshtrit Ilir Berani.

Kënga do të vijë e realizuar me videoklip nga Milot Llalloshi dhe ekipa e EMF Creative ndërsa për publikun do të jetë gati brenda pak javësh.

(Kosova Sot Online)