Banorët e Big Brother VIP bëjnë dasmë në shtëpi, Arjola Demiri në rolin e nuses malësore

  • E.K /
  • 10 October 2021 - 13:15
 Banorët e Big Brother VIP bëjnë dasmë në shtëpi, Arjola Demiri në rolin e nuses malësore

Pas një pauze katër vjeçare, reality-show BigBrother u rikthye por tani në një format tjetër me personazhe të njohura ‘VIP’. Natën e parë u prezantuan 14 banorë, numër ky që mund të rritet apo zvogëlohet nga eliminimet apo hyrjet nga java në javë.

Gjatë qëndrimit brenda shtëpisë, banorët po gjejnë mënyra të ndryshme për t’u argëtuar.

Njëjtë kanë vepruar edhe mbrëmje e së shtunës, duke e improvizuar një dasmë tradicionale malësore.

Ishin aktorja Arjola Demiri dhe këngëtarja Fifi që të parat morën këtë iniciativë argëtuese, e veshur me kostum tradicional, Arjola hyri në rolin e nuses malësore, teksa Fifi i qëndronte afër duke i kënduar një këngë nusërie.

Më pas ato vazhduan duke përzgjedhur edhe dhëndëri (Sabiani) dhe vjehrrën (Monika), e gjithë situata kaloi me të qeshura nga banorët që e shijuan këtë moment.

(Kosova Sot Online)