Arsyeja që do të rikthejë në Britani Princin Harry dhe gruan e tij

  • A.P /
  • 10 October 2021 - 15:20
Arsyeja që do të rikthejë në Britani Princin Harry dhe gruan e tij

Princi Harry dhe Meghan Markle mund të kthehen në Mbretërinë e Bashkuar për një festë në nder të Princeshës Diana. Duka dhe Dukesha e Sussex-it thuhet se do të bashkohen me familjen mbretërore dhe 100 të tjerë që do të jenë të pranishëm. Festa do të zhvillohet në Pallatin Kensington të martën.

Statuja e princeshës së ndjerë u zbulua në Korrik për të shënuar atë që do të kishte qenë 60-vjetori i saj. Një burim është shprehur për gazetën britanike The Sun: “Askush nuk e di se cili është vendimi i Harry-t por ka zëra se ai mund të vijë me Meghan dhe dy fëmijët e tyre.”

Kthimi i mundshëm vjen në mes të një përçarjeje të vazhdueshme të shkaktuar nga deklaratat e forta nga Harry dhe Meghan muajt e fundit. Pas largimit dramatik nga familja mbretërore vitin e kaluar, çifti vazhduan të akuzojnë institucionin për racizëm dhe neglizhencë.

Harry dhe William janë takuar vetëm disa herë që nga ajo kohë. Njëherë ndodhi gjatë funeralit të Princit Philip dhe më pas për zbulimin e statujës së nënës së tyre. 

(Kosova Sot Online)