Arjola Demiri shpërthen në lot teksa tregon se u tradhtua nga bashkëshorti për gjashtë vite

  • A.P /
  • 10 October 2021 - 17:45
Arjola Demiri shpërthen në lot teksa tregon se u tradhtua nga bashkëshorti për gjashtë vite

Të radhës që po i parashtrojnë pyetje njëri-tjetrit brenda shtëpisë së Big Brother vip janë balerini Ilir Shaqiri dhe aktorja Arjola Demiri.

Mes shumë çështjesh, aktorja me prejardhje nga Tropoja iu rikthye sërish historisë me tashmë ish-bashkëshortin e saj.

Nëna e tre fëmijëve ka rrëfyer se ai pëlqente një jetë tjetër, ndërsa theksoi se dashuria e tyre ka qenë tejet e madhe.

“I shijonte jeta që kishte jashtë, se sa ajo brenda shtëpisë. Por, jam e bindur se nuk do të gjejë asnjëherë atë sinqeritet. E doja më shume se fëmijët, prindërit e mi, ishte qendra e universit, ishte adhurim për mua. E dorëzova veten time komplet te ai”, u shpreh Demiri.

(Kosova Sot Online)