Pas ndarjes nga Jennifer Lopez, Alex Rodriguez nis shakatë për statusin e tij si beqar

  • G.G /
  • 11 October 2021 - 14:38
Pas ndarjes nga Jennifer Lopez, Alex Rodriguez nis shakatë për statusin e tij si beqar

Ish i fejuari i Jennifer Lopez, Alex Rodriguez, mund të ketë humbur aktoren seksi, por jo sensin e tij të humorit. Ndërsa komentonte “American League Division Series”, ish-ylli i bejsbollit bëri shaka për statusin e tij si beqar, pasi u nda nga Lopez në fillim të këtij viti.

E gjitha filloi kur në transmetimin e drejtpërdrejtë të “FOX Sports” u shfaqën lojtarët nga “Tampa Bay Rays” duke u çlodhur dhe duke ngrënë kokoshka.

“Nuk është hera e parë që njerëzit hanë kokoshka në mes të lojës,”- tha prezantuesi Kevin Burkhardt, pasi pamjet e Cameron Diaz duke ushqyer me kokoshka Rodriguez gjatë “Super Bowl 2010” u shfaqën në ekran.

Ndërsa A-Rod, i cili pati një lidhje me Diaz nga viti 2010 deri në 2011-ën, ia ktheu me humor: “Kevin Burkhardt, kjo është ndoshta arsyeja pse jam beqar!“.

Momenti bëri që prezantuesit të shpërthenin në të qeshura, ndërsa videoja po bën xhiron në rrjete sociale.

Ndryshe nga Alex, Jennifer Lopez e ka gjetur sërish dashurinë dhe duket më e dashuruar se kurrë me aktorin Ben Affleck.

(Kosova Sot Online)