“Ti je jeta ime”- Don Xhoni dhe modelja ruse dedikime romantike në rrjetet sociale, çfarë po ndodh mes tyre

  • G.G /
  • 11 October 2021 - 16:25
“Ti je jeta ime”- Don Xhoni dhe modelja ruse dedikime romantike në rrjetet sociale, çfarë po ndodh mes tyre

Don Xhoni dhe modelja ruse Ariana Lirey përflitet se janë në një lidhje dashurie.

Asnjëri prej tyre s’ka folur publikisht rreth këtyre thashethemeve, por dedikimet romantike ndaj njëri-tjetrit, tregojnë se reperi dhe Ariana po përjetojnë një lidhje dashurie.

Modelja publikoi një foto në Instagram, me mbishkrimin: “Zonja Isufi”, që është mbiemri i Don Xhoni.

“BABUSHKAAAAAAA”, komentoi Don Xhoni krahas imazhit, shoqëruar me një emoji zemre. Ndërsa zeshkania seksi ia ktheu: “Ti je jeta ime❤️?”

Gjithashtu Ariana Lirey ka bërë tatuazh imazhin e reperit shqiptar në krahun e saj.

“Je gjithmonë me mua”, shkroi ajo në atë kohë krahas fotos ku tregonte tatuazhin.

(Kosova Sot Online)