Ylli Limani paralajmëron fansat për albumin e radhës

  • E.K /
  • 12 October 2021 - 12:54
Ylli Limani paralajmëron fansat për albumin e radhës

Ylli Limani është një nga artistët më në zë të momentin që po korr suksese në vendin tonë.

Ai ka qenë shumë aktiv  në rrjet sociale duke publikuar edhe projektet e reja muzikore.

Artisti i njohur ka bërë të ditur së fundmi se edhe ai është në realizim të një projekti madhështor.

Së fundmi ai ka shpërndarë në Instastory një video ku ka lajmëruar të gjitha fansat e tij se së shpejti do të sjellë albumin e radhës.

“Mezi po pres që ju njerëz ta dëgjoni të gjithë albumin”, kanë qenë fjalët e tij.

(Kosova Sot Online)