Megan Fox pozon nudo dhe i drejton armën të dashurit

  • A.P /
  • 12 October 2021 - 15:47
Megan Fox pozon nudo dhe i drejton armën të dashurit

Megan Fox dhe i dashuri i saj, këngëtari Machine Gun Kelly, tërhoqën vëmendjen e të gjithëve me pozat provokuese në kopertinën e revistës “GQ”.

Modelja seksi pozoi nudo, e ulur në një divan, teksa i drejtonte një armë në organin gjenital Machine Gun Kelly-t, i cili qëndron në këmbë pranë saj. Aktorja i kishte lënë flokët e gjatë të lëshuara dhe të hedhura pas krahëve, ndërkohë që reperi i kishte të çrregullta.

Machine Gun Kelly kishte veshur një palë çizme lëkure të gjata deri tek pjesa e kofshës dhe një xhaketë të gjatë deri në gju.

Image

Në një fotografi tjetër, reperi shfaqet i ulur mes këmbëve të partneres së tij, ndërkohë që ajo mban një telefon të vjetër në dorë. MGK, emri i vërtetë i të cilit është Colson Baker, ekspozoi krahët dhe kraharorin e tij plot me tatuazhe teksa pozonte pa këmishë. Ndërsa në një tjetër fotografi, Meghan shfaqet me dorën të hedhur rreth qafës së këngëtarit.

Pak kohë më parë, Meghan realizoi një tjetër set fotografik me Kourtney Kardashian, për të promovuar linjën e të brendshmeve të Kim Kardashian. Të dyja vajzat u shfaqën topless, teksa realizonin poza provokuese pranë njëra-tjetrës.

Image

(Kosova Sot Online)