“Saç për fli, hurma arabie, raki”, kërkesat e çuditshme të VIP-ave për ”Big Brother”

  • E.K /
  • 13 October 2021 - 08:36
 “Saç për fli, hurma arabie, raki”, kërkesat e çuditshme të VIP-ave për ”Big Brother”

Të gjithë e dimë që janë VIP-a dhe janë mësuar me komoditet, por këtë javë , personazhet e ”Big Brother VIP” kanë pasur jo pak kërkesa të çuditshme.

Në spektaklin e mbrëmshëm moderatorja Arbana Osmani, zbuloi disa prej tyre.

Kështu dikush nuk bënte dot pa karamele me xhinxher, një tjetër pa hurma arabie, Fifi kërkonte saç për fli, Iliri majtofon dhe bokse për koreografi, parukier personal, ndërsa në dhomën e rrëfimit, Arditi i ‘vuri kapakun’ me kërkesën për raki.

* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

(Kosova Sot Online)